Kulturë Agim Doçi: Si i vodha perdet e Komitetit Qendror, për të qepur...

Agim Doçi: Si i vodha perdet e Komitetit Qendror, për të qepur fustanin rozë të Parashqevi Simakut

Kënga e Festivali të 27-të në RTSH, “E duam lumturinë”, kompozuar nga Pirro Çako, me tekst të Agim Doçit, ka qenë temë bisede në emisionin e djeshëm “Pasdite në Top Channel”.

Ata që e kanë jetuar atë kohë, vështirë të mos kujtojnë Parashqevi Simakun dhe grupin e fëmijëve, veshur të gjithë në rozë, një performancë (atëherë nuk quhej kështu) që ndodhte për herë të parë dhe që fitoi çmimin e parë.

pirro cako
Të ftuar në studio, së bashku me të tjerë bashkëpunëtorë, Pirro Cako dhe Agim Doçi, kanë rrëfyer gjithë prapaskenat e asaj kënge, që nuk ka qenë aspak e thjeshtë të vinte në atë formë që ne e njohim.

“Parashqevia hoqi dorë nga kënga. Iku sepse nuk i pëlqeu orkestrimi. Të pasnesërmen ishte festivali”, rrëfen Pirro Çako, duke treguar gjithë peripecitë dhe takimin me Gjergj Lekën, që ishte i vetmi që pranoi ta riorkestronte këngën për gjatë gjithë natës. Mirë kënga u ribë, po Parashqevia? Nëse mendoni se këngëtaret e asaj kohe kanë qenë vajza të thjeshta e të bindura, ja ku e keni këtë histori që na tregon tërësisht të kundërtën.

Parashqevia ka qenë e llastuara e kompozitorëve dhe i vetmi që mund ta bindte që t’i kthehej bashkëpunimit me Pirron, ishte Agim Doçi.

parashqevi simaku 2
“Vij, vetëm po më gjete tafta bojë rozë”, ishte kushti që vendosi Parashqevia. “I vetmi vend ku mund ta gjeja ishte Komiteti Qendror. Perdet e Komitetit Qendror ishin bojë rozë. I kam vjedhur dhe me copën në dorë kam shkuar tek rrobaqepësja më e mirë e artistëve, Shpresa Zeraliu, të cilës sa nuk i ra pika kur m’i pa në dorë, sepse i njohu që ishin perdet e Komitet”. Vetëm pasi siguroi fustanin me tafta rozë (që s’ishte parë ndonjëherë mbi atë skenë dhe asokohe u kthye në katalogun e zonjave ai fustan që Parashqevisë i rrinte aq bukur) dhe u bind që orkestrimi ishte bërë siç duhej, Parashqevia u bind të këndonte këngën, që fitoi çmimin e parë.

Parashqevi-Simaku