Reagon Agim Kajmaku për Top Channel, pas një deklarate të selisë së PD e cila ka publikuar një letër ku pretendohet se Kajmaku është dënuar dhe dëbuar nga shteti grek.
Në deklaratën e tij ai shprehet:
“Sapo jam njohur me një tekst letre të publikuar nga PD, ku pretendohet se unë jam dënuar dhe dëbuar nga shteti grek. Me përgjegjësi ligjore dhe bindje morale deklaroj se nuk jam dënuar dhe as jam dëbuar asnjëherë nga ndonjë shtet i BE, as nga Greqia. Ndërkohë që për vite të tëra kam qenë udhëtues i shpeshtë dhe korrekt në shumë vende të BE, për llogari të biznesit tim familjar. Autorët dhe akuzuesit publikë që shpifin ndaj personit tim, për një qëllim të vetëm, ate të ndotjes politike të kundërshtarit, do të vihen përballë drejtësisë dhe detyrimit të gjetjes se provave të pretenduara. Por ju drejtohem se të paqenën nuk mund ta pretendosh si të ndodhur”.