Bota Agjencia Europiane e Barnave merr në rishikim vaksinën ruse “Sputnik V”

Agjencia Europiane e Barnave merr në rishikim vaksinën ruse “Sputnik V”

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha këtë të enjte se do të marrë në rishikim vaksinën ruse “Sputnik V”.

Rregullatori i barnave në Europë theksoi se do të fillojë rishikimin e vaksinës Sputink V, pasi ka shkaktuar prodhimin e qelizave imune tek të rriturit për të parandaluar infektimin nga COVID-19.

“Këto studime tregojnë se Sputnik V shkakton prodhimin e antitrupave dhe qelizave imune që parandalojnë koronavirusin SARS-CoV-2 dhe mund të ndihmojnë në mbrojtjen e njerëzve kundër COVID-19”, theksoi EMA në një deklaratë për shtyp.

Në njoftim thuhet se EMA do të vlerësojë të dhënat, ndërsa ato bëhen të disponoheshme për të vendosur nëse përfitimet tejkalojnë rreziqet,

“Rishikimi do të vazhdojë derisa të ketë prova të mjaftueshme për aplikimin zyrtar të autorizimit të marketingut”, thuhet më tej në reagim.

Njoftimi vjen vetëm disa ditë pasi Sllovakia u bë shteti i dytë anëtar i Bashkimit Europian, pas Hungarisë që mori dërgesat e vaksinës ruse pavarësisht se nuk u miratua nga rregullatori, duke thelluar një krizë politike në pjesën e Europës Lindore.

EMA ka miratuar deri më tani tre vaksina për përdorim në të gjithë Bashkimin Evropian.

Dritën jeshile për përdorimin e vaksinës e ka marrë kompania Pfizer, AstraZeneca e Universiteti të Oksfordit dhe Moderna.

Ndërsa, është marrë në shqyrtim nga Agjencia Europiane e Barnave edhe injektimi i dozës së kompanisë “Johnson & Johnson”, ku pritet të japë aprovimin në mes të marsit.