Një numër i madh i personelit të Shërbimit Sekret amerikan janë detyruar të karantinohen pasi dy prej tyre që morën pjesë në tubimin elektoral të Presidentit Trump në Tulsa, rezultuan pozitiv me Covid-19.
Trump u kritikua për mbajtjen e tubimit elektoral në një qytet kur numri i të infektuarve sa vjen e rritet.
Shërbimi Sekret nuk specifikoi se sa punonjës u infektuan dhe sa u izoluan. Washington Post raportoi se 6 anëtarë të ekipit të Donald Trump rezultuan pozitiv para tubimit elektoral të ditës së shtunë, përfshirë dy agjentë të Shërbimit Sekret.
Ndërsa CNN ka siguruar një email të brendshëm të Shërbimit Sekret, ku udhëzoheshin të gjithë agjentët që të kryenin testin anti-covid 24-48 orë përpara vendit ku do të shkojnë.
Zëdhënësja e Shërbimit Sekret amerikan tha se agjencia është e përgatitur për të kryer të gjitha detyrat që i kërkohen.