Duket si një skenë e dalë nga komeditë hollivudiane që aq shumë iu pëlqejnë fëmijëve, por që thyejnë edhe zemrat e më të mëdhenjve. Në Giffnock, në Skoci, një roje sigurie mbuloi me çadër një qen që ishte jashtë në shi duke pritur të zotin që kishte hyrë në një dyqan. Fotoja, që u shkrep nga një kalimtar është postuar në “Twitter” dhe menjëherë u bë virale.
Rrjetet sociale shpërthyen menjëherë duke treguar se pak mirësjellje arrin të thyejë edhe “luanët e tastierës” më të egër.
Ethan Dearman, ky është emri i njeriut, që shumë shpejt u bë i famshëm, dhe madje dikush kërkoi që t’i rrisnin edhe pagën: “Çfarë gjëje e adhurueshme, – shkruhet në ‘Twitter’. – Jepini këtij një njeriu të sjellshëm një pagë. Vetë Dearman e ka parë postimin dhe është përgjigjur me ironi dhe modesti: Duket që i ka bërë shumë njerëz të lumtur sot”.
Në fund është identifikuar edhe emri i qenit protagonist kur pronari, David Cherry, zbuloi se sa i famshëm ishte bërë këlyshi i tij: “Qeni ynë Freddie u bë viral, pasi një njeri i mirë përdori ombrellën për ta mbrojtur kur filloi të bjerë shi. Është gjithmonë bukur të dëgjosh gjëra të tilla të bukura”.