Elseid Hysaj do ta mbyllë këtë sezon te Napoli, edhe pse është në skadencë kontrate me të kaltrit. Këtë e deklaron me bindje për mediat italiane, menaxheri i mbrojtësit të kombëtares shqiptare Mario Giuffredi, i cili në një intervistë foli për të ardhmen e mbrojtësit shqiptar, duke nënvizuar se për momentin Hysaj ndihet mirë te skuadra e Gattusos, edhe pse shanset që të largohet në verë janë të mëdha.
“Është e sigurt që do të mbyllë këtë sezon tek Napoli, ndërsa në atë pasuesin gjithçka mund të ndodhë. Me 51% nuk do të rinovojë, por nëse Napoli dëshiron të zgjasë kontratën këtë mund ta bëjmë direkt pasi dëshira e Hysaj është të qëndrojë. Në të njëjtën kohë po vlerësojmë ofertat nga jashtë Italisë”, theksoi agjenti i Hysaj.