Deputeti Agron Çela është marrë në pyetje për mbi një orë nga prokurorët e SPAK për aferën e CEZ-DIA.
Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme Çela nuk ka dhënë shumë detaje për mediat, ndërsa është shprehur:
“Kam ardhur për punët e mia, Ilir Metën e njeh e gjithë bota, kam marrëdhënie te shkëlqyera. Kastriot Ismailaj nuk e njoh, kush është ky?”.
Agron Çela ka qenë për shumë vite bashkëpunëtor i ngushtë i Ilir Metës, në kohën kur Meta ishte kryetar i LSI.
Javën e kaluar për të njëjtën çështje që po hetohet nga SPAK u pyet edhe ish-Presidenti Ilir Meta si person që mund të ketë dijeni.