Ka ardhur i mbarë trajneri Julian Ahmataj në krye të ekipit të Tiranës duke shënuar një fitore të pastër që në ndeshjen e parë të tij, e cila shënon dhe nisjen e fazës së dytë të kampionatit.
Bardheblutë fituan me rezultatin e thellë 3-0 në transfertë ndaj ekipit të Luftëtarit, i cili për ironi të fatit ishte dhe një nga ekipet e drejtuara më parë nga Ahmataj. Golat për Tiranën Torasa, Ngoo dhe Hasani.
Në ndeshjet e tjera të kësaj të diele, Laçi mundi me rezultatin e thellë 3-0 ekipin e Vllaznisë në një 90-minutësh të dominuar totalisht nga kurbinasit, ndërsa Bylis dhe Teuta nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola.