Kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet opinionit publik për të folur në lidhje me votimin e ditës së sotme në Kuvend, ku deputetët e mazhorancës dhe të opozitës miratuan kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.
“Pasdite në 18:00 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend”, shkruan Rama në rrjetet sociale.