Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sot një kërkesë penale të ish-zv.kryeministrit në arrati, Arben Ahmetaj.
Përmes avokatëve të tij deputeti Ahmetaj i kërkoi gjykatës të shfuqizojë masën e sekuestros të vendosur mbi një llogari bankare në emër të tij.
Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Erjon Bani, i cili vendosi rrëzimin e saj si të pa bazuar në ligj dhe në prova.
Llogaria bankare objekt i kësaj kërkesë është vetëm një nga gjashtë pasuri të sekuestruara për llogari të hetimit të nisur ndaj tij për akuzat e “korrupsionit”, “fshehjes dhe mosdeklarim të pasurisë” dhe “pastrim të parave”.
Mes katër pasurive të paluajtshme të sekuestruara janë një vile në bregdetin e Palasës dhe një vilë në Hamallaj.