Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, tha se politikat e ndjekura nga qeveria shqiptare bënë të mundur rimëkëmbjen ekonomike të vendit, pas frenimit që mori për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ahmetaj tha se në janar të këtij viti, të gjitha vendet e punës që u humbën për shkak të pandemisë gjatë vitit 2010, u rifituan. “Në janar 2021, numri i të punësuarve ishte 692 mijë, ndërsa në janar 2020, kjo shifër ishte 686 mijë”, tha Ahmetaj.
Zëvendëskryeministri tha gjithashtu se Shqipëria ndoqi politikë fiskale ekspansioniste si shumëkush në Europë dhe në botë, për të mbështetur sipërmarrjen, me një paketë mbi 80 miliardë lekë, e barabartë me gati 5% të PBB. “U mbështetën gati gjysma e të punësuarve dhe mbi 83 mijë biznese. Dyfishuam ndihmën ekonomike dhe pagesën e papunësisë. Garantuam rimbursimin e barnave për trajtimin e koronavirusit dhe falëm kamat-vonesat e faturave të energjisë elektrike”, tha Ahmetaj në një konferencë për mediat.