Pas kontrolleve në banesat e Arben Ahmetajt dhe familjarëve të tij me vendim të GJKKO, Arben Ahmetaj ka reaguar në rrjetet sociale, duke i konsideruar “reprezalje” këto kontrolle.
Sipas Ahmetajt, të afërmve në moshë të tretë ju sekuestruan celularët nga agjentët e BKH.
Ndërsa disa lajme që kanë qarkulluar për transferta prej 1.8 milionë eurosh drejt Zvicrës, ish-zv/kryeministri i cilëson lajme të rreme të prodhuar “në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve”.
“Sot u bë raprezalja e radhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë. Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”. Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë. Fake neës e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve”, shkruan Ahmetaj në Facebook.