Ai është 106 vjeç, ajo 105. Janë çifti më i vjetër në botë dhe kanë festuar bashkë 80 vite martesë. Historia e dashurisë së tyre i ka rezistuar testit të kohës.
Për të festuar ditën e shënuar, John e mori Charlotte-n për shëtitje me një makinë Roadster të vitit 1920, pak a shumë sikurse kishte bërë në takimin e parë, shoqëruar me një buqetë lulesh. Miqtë dhe familjarët e tyre u mblodhën më 11 dhjetor për të festuar bashkë me çiftin, ku nuk mungoi një shfaqja para një ekrani i fotografive të tyre ndër vite.
Jason Free, i cili është stërnip i tyre dhe i ndihmoi të futeshin në Librin e Rekordeve Guinness në nëntor si çifti më jetëgjatë në botë, tha për CNN se ata janë shembulli perfekt i një çifti të lumtur.
John dhe Charlotte u takuan për herë të parë në shkollë, pasi të dy ndiqnin të njëjtin kurs në Universitetin e Teksasit në vitin 1934. U martuan pesë vjet më vonë, pak muaj pas nisjes së Luftës II Botërore. Pas 80 vitesh martesë – data e shënuar është zyrtarisht 22 dhjetori – të dy gëzojnë shëndet të plotë dhe thonë se sekreti i një martese të lumtur është një jetë modeste.