Bota “Ai është një përbindësh”, dënohet me burg përjetë terroristi i Brukselit

“Ai është një përbindësh”, dënohet me burg përjetë terroristi i Brukselit

Mehdi Nemmouche, 33 vjeç, shtetas francez u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 personave në një sulm në Bruksel, të kryer në muajin maj të vitit 2014.

I riu kishte sulmuar me armë një muze hebre, ku tre nga viktimat u vranë në vend, ndërsa viktima e katërt ndërroi jetë në spital.

Nemmouche kreu sulmin pas kthimit në Evropë, ndërsa kishte kaluar 1 vit në Siri, duke luftuar përkrah organizatës terroriste ISIS. Ndërsa Nacer Bendrer, i cili kishte ndihmuar në planin rreth këtij sulmi është dënuar me 15 vjet burgim.

Bendrer që gjithashtu është francez tha se i vinte turp që ka bashkëpunuar me Neummouche, teksa ka deklaruar se “ai është një përbindësh”.

“Më vjen turp që në rrugën e jetës sime kam ecur me këtë njeri. Ai është një përbindësh”, ka deklaruar në gjyq Bendrer.