Opinione Akademia dhe shpërdorimi i figurave

Akademia dhe shpërdorimi i figurave

Nga Ledi Shamku Shkreli

(Letër që ndoshta Dan Klosi do t’ua shkruante sot miqve)

Ra ky ”kremt” e i pamë këta të Akademizmës, të cilët sindozot shokun s’e kanë në kësi qokash e përkujtimoresh a si i thërrasin këta: JUBILÉ.

Po mua më vjen disi krupë nga kjo palo-fjalë se kjo fjalë më kap për zverku e më shpie drejt e te Pleniumi i KQ PPSH, i motit 1972, kur me vendim Byroje e me porosi të vetë Enver Qoftëlargut u ngrit kjo Akademi.

Edhe vanë e ja shkrepën një foto Çabejt atë ditë edhe e vunë në çdo vend si për të thënë që ja, i madhi i shkencës është me Akademizmën e Partisë. Ndërkohë që kjo palo Akademizmë as për së gjalli e as për së vdekuri nuk ia botoi e nuk ia boton veprën e madje Mesharin, veprën e jetës ia kalbi magazinave.

Këtë datë po kremtoni sot, o xhan? Datën kur me Plenium të Qoftëlargut u themelua Shkenca e Partishme? Datën kur Akademizmës iu njoh e drejta t‘i varte Çabejt fletërrufe si Dacibaot kineze, ta “kritikonte” për përulje ndaj shkencës së huaj?

A vërtet Çabej do ndjehej mirë sot mes jush që përkujtoni këtë palo-datë e aq më tepër kur në krye të Akademisë është sot një ish-ministër i asaj palo-kohe e njeherazi një kryetar partie i kësaj djallo-kohe?!

Për këtë paskeni çelur dyert e Shtëpisë së Ligjeve sot?

Nuk po ju njoh më. E më mbetet veç t’i lutem Dijes të ketë mëshirë për ju e të bëjë durim me ju.

*. *. *

(Radhët që pasojnë, në këtë screenshot të sjellë këtu si imazh, janë të shkruara vërtet nga Ardian Klosi. Ky është mendimi i tij i vërtetë për Akademinë e Shkencave).

Kur të keni mbaruar me fanfarat, ejani të flasim për Kërkim Shkencor. Nuk ju kërkojmë fonde, por vetëm  veshë e mendje të hapur. Pjesën tjetër e bëjmë ne, pasionarët e heshtur të Dijes.

Tung!