Akropoli i Athinës, monument i Antikitetit u rihap sot për publikun ashtu si të gjitha vendet arkeologjike në Greqi, në praninë e presidentes së Republikës greke, Katerina Sakellaropoulou, pas mbylljes dy mujore për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.
Sidoqoftë, muzetë nuk do të rihapen deri më 15 qershor, sipas planit të qeverisë për lehtësimin e kufizimit.
E vendosur në Shkëmbin e Shenjtë në qendrën historike të Athinës, tempulli Dorik i Parthenonit kushtuar perëndeshës Athena, mbrojtëse e qytetit antik të lashtë, daton nga periudha klasike e Antikitetit Grek (shekulli i V para Krishtit).
Me 2,9 milion vizitorë në 2019, në rritje me 14.2% krahasuar me një vit më parë, Akropoli i Athinës është monumenti më i vizituar në Greqi.
Ai bën pjesë në dhjetëra thesaret arkeologjike të vendit duke përfshirë tempuj, stadiume, teatro apo kala të lashta, nga pallati Minoan i Knossos (Epoka e Bronzit) deri në Akropolin e Lindos (shek. II p.e.s) në ishujt e Kretës dhe Rodos përkatësisht duke kaluar tek Olimpi, djepi i Lojërave Olimpike të Antikitetit.