Aktualitet Aksident i çuditshëm në Peshkopi, makina përfundon në gjykatë. Plagoset roja

Aksident i çuditshëm në Peshkopi, makina përfundon në gjykatë. Plagoset roja

Një aksident aspak i zakontë është regjistruar pak më parë në qytetin e Peshkopisë.

Policia raporton se mjeti tip ‘BMW’ që drejtohej nga shtetasi F.S. ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër duke shkaktuar dëme materiale.

Gjithashtu, i lënduar ka mbetur dhe punonjësi i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim pranë Gjykatës.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, i cili po merret në pyetje rreth dinamikës së këtij aksidenti.