Aktualitet Aksidenti i pazakontë te diga e liqenit, Policia e Tiranës jep informacion...

Aksidenti i pazakontë te diga e liqenit, Policia e Tiranës jep informacion zyrtar

Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin te diga e Liqenit Artificial të Tiranës, ku një automjet përfundoi mbi digë.

Shoferi i cili është larguar nga vendngjarja dhe ka marrë me vete edhe targat e mjetit, është identifikuar. Ai do të akuzohet për shkatërrim i pronës dhe largim nga vendi i aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË TIRANËS:

Më datë 22.08.2023, rreth orës 05:15, në Rrugën e Kosovarëve, dyshohet se automjeti tip “BMË” me drejtues shtetasin E. A., 26 vjeç, banues në Durrës, ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit.

Drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.