Aktualitet Aksident i rëndë në aksin Kardhiq–Delvinë, kamioni me çimento bie në humnerë...

Aksident i rëndë në aksin Kardhiq–Delvinë, kamioni me çimento bie në humnerë dhe shpërthen në flakë, vdes shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë pasditen e kësaj të marte, ku një kamion me çimento ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë, e më pas ka shpërthyer në flakë.

Për pasojë, shoferi 31-vjeçar i automjetit ka humbur jetën.

Shkak mësohet se ka qenë humbja e kontrollit nga shoferi, duke bërë që kamioni të dalë nga rruga e të shpërthejë në flakë sapo ka rënë në humnerë.

“Gjirokastër/Informacion paraprak: Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës, shtetasi A. M., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte çimento. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. M. ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.