Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë kryqëzimit Kashtë-Bardhë në aksin Lushnje-Berat, ku një autobot është përplasur me një zetor.
Shoferi i autobotit, i cili për rreth një orë mbeti i bllokuar në mjetin e mbushur me naftë, nuk ka mundur t’iu rezistojë plagëve të marra. Autoboti përfundoi në tokë bujqësore.
Në ndihmë të tij shkuan qytetarë të shumtë, zjarrfikësja dhe një traktor që bënë përpjekje për ta nxjerrë jashtë shoferin. Nga aty e nisën për në spitalin e Lushnjes, ku mjekët konstatuan humbjen e jetës të të riut.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit bujqësor ka arritur të dalë nga dera dhe ka shpëtuar, ndërsa zetori ka përfunduar në kanal në momentet pas aksidentit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryhen hetimet mbi rrethanat e rastit.