Aktualitet Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Tiranë, humb jetën 56-vjeçari

Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Tiranë, humb jetën 56-vjeçari

Një aksident me vdekje është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lushnje-Tiranë.

Policia njofton se shoferi me iniciale L.B. ka përplasur këmbësorin, 56-vjeçarin me iniciale M.K., i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.