Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një shoferi 60-vjeçar ka ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Borsh.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30, teksa 60-vjeçari me iniciale J.B. ka qenë duke drejtuar makinën tip “Opel” në momentin që ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar edhe 2 pasagjerët që po udhëtonin me këtë mjet, L.K. 44 vjeç dhe A.Z., 47 vjeç të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.