Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Vlorë-Fier, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas policisë, një 18-vjeçar gjeti vdekjen, ndërsa 4 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për në spital.
Përplasja ka qenë aq e fortë sa njëri prej automjeteve është ndarë në dy pjesë.
Shkak i aksidentit mendohet se është humbja e kontrollit të një makine Benz, e cila ishte me shpejtësi dhe u fut në një parakalim të gabuar.
“Rreth orës 14:30, në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K., 40 vjeç, është përplasur me një tjetër mjetin tip “Benz”. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., 18 vjeç, dhe janë dëmtuar shtetasit K. D, Q, D, F. D dhe R. L, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërsa drejtuesi i njerit prej mjeteve shtetasi A. K, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha Policia e Vlorës në një njoftim për mediat.