Aktualitet Aksident i rëndë në Baldushk, ndërron jetë një 17-vjeçar

Aksident i rëndë në Baldushk, ndërron jetë një 17-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Baldushk, ku një 17-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar me makinë.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, ku 17-vjeçari me iniciale Sh. V., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e aksidentit, 17-vjeçari ka ndërruar jetë.