Aktualitet Aksident i rëndë në Fier, vdes 52-vjeçari

Aksident i rëndë në Fier, vdes 52-vjeçari

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Metaj të Fierit.

36-vjeçari me iniciale E. K. banues në Metaj, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar 52-vjeçarin me iniciale B.Z, banues në Metaj, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.