Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune pranë fshatit Çekrez të Gramshit.
Si pasojë e aksidentit kanë vdekur dy shtetas sirianë, ndërsa shoferi i automjetit, një shtetas shqiptar, ka mbetur i plagosur, pasi makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga.
“Shtetasi M.Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Fuoristradë”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën 2 shtetas dhe janë plagosur 8 shtetas të tjerë”, njofton policia.
Ndërkohë janë plagosur edhe 8 të tjerë që kanë qenë brenda në makinë, të cilët janë transportuar drejt spitalit dhe janë nën kujdesin e mjekëve.
Të gjithë personat që janë përfshirë janë sirianë dhe vetëm shoferi është shqiptar.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca.
Aksidenti ka ndodhur rreth 3 km të Gramshit, pranë vendit të njohur si Depot e Ushtrisë.