Një aksident tragjik ka ndodhur pak pas mesditës së të dielës në Livorno të Italisë, ku si pasojë e përplasjes së tre automjeteve kanë ndërruar jetë 3 persona, ndërsa 6 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Mediat italiane raportojnë se aksidenti i rëndë ka ndodhur në një pikë ku kryhet pagesa për autostradën.
Një makinë e drejtuar nga një 61-vjeçar gjerman ka shkuar me shpejtësi tejet të lartë dhe ka përplasur dy makinë të tjera që ishin në radhë në pritje për të paguar autostradën.
Si pasojë e aksidentit mbetën të vdekur dy shtetas gjermanë, që po udhëtonin në makinën që shkaktoi aksidentin, si dhe një 21-vjeçar italian, i cili ndodhej në një nga makinat e tjera.
Mes të plagosurve janë edhe dy fëmijë.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik.