Një aksident i rëndë në zonën e Verona në Itali i ka marrë jetën një 37-vjeçari shqiptar. Viktima është identifikuar si Ilir Filillo, baba i 3 fëmijëve.
Ai humbi jetën si pasojë e përplasjes së dy kamionëve. 37-vjeçari ishte në drejtimin e njërit prej mjeteve të tonazhit të rëndë, dhe humbi jetën menjëherë. Ndërsa shoferi i kamionit të dytë ka mbetur i plagosur.
Ilir Filolli jetonte dhe punonte prej vitesh në komunën Preganziol. Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie dhe ambulanca. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, ekipet e emergjencës nuk mundën të bënin asgjë për të shpëtuar 37-vjeçarin, për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar.
Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë mjegulla dhe ngrica në rrugë. Segmenti rrugor ku ndodhi përplasja e kamionëve u bllokua për disa orë, ndërsa policia drejtoi trafikun në një tjetër aks.
Sipas mediave italiane, në këtë rrugë u shënuan edhe aksidente të tjera për shkak të ngricës dhe mjegullës.