Një aksident i rëndë me dy të vdekur ka ndodhur në autostradën A7 në Gjenova të Italisë, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”.
Sipas mediave italiane, në aksident u përfshinë një BMW që drejtohej nga 35-vjeçarja me origjinë shqiptare Matilda Hidri dhe një fuoristradë tip Volvo që drejtohej nga 46-vjeçari italian Giuseppe Garavaglia.
Sipas rindërtimit të skenës nga autoritetet italiane, raportohet se shkak i aksidentit ka qenë 46-vjeçari, i cili për 5 kilometra kishte udhëtuar kundravajtje në korsinë e gabuar të autostradës.
Nga përplasja e fortë mes dy mjeteve që janë shkatërruar mbetën të vdekur në vend të dy drejtuesit e mjeteve; 35-vjeçarja Matilda Hidri dhe 46-vjeçari Giuseppe Garavaglia.
Tre persona të tjerë mbetën të plagosur nga ky aksident; një fëmijë 4 vjeç, një grua 34-vjeçare dhe një 35-vjeçar.
Këta të tre udhëtonin me një makinë Volkswagen pas makinës së Matilda Hidrit dhe u përfshinë gjithashtu në aksident.