Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Librazhd, ku një automjet tip “Mitsubishi”, që drejtohej nga një 64-vjeçar, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur vetë shoferi, por edhe një çift, së bashku me tre fëmijët e tyre të mitur, vetëm 2, 6 dhe 9 vjeç.
Sipas policisë, të plagosurit janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ndërsa paraprakisht raportohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
“Librazhd/Informacion paraprak: Mesditën e sotme, në fshatin Gurakuq, shtetasi I. S., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe shtetasit B. S., 38 vjeç, B. S., 33 vjeçe dhe 3 fëmijë të mitur, të moshave 9, 6 dhe 2 vjeç, pasagjerë në këtë automjet, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti”, njoftoi policia e Elbasanit.