Aktualitet Aksident i rëndë në Orikum: Makina përplas biçikletën, ndërron jetë 46-vjeçari

Aksident i rëndë në Orikum: Makina përplas biçikletën, ndërron jetë 46-vjeçari

Foto ilustruese

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të urës në Orikum.

Policia njofton se 46-vjeçari me iniciale D.K., i cili lëvizte me biçikletë ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes nga një makinë e cila drejtohej nga 32-vjeçari me iniciale K.C.

46-vjeçari nuk mundi të ju rezistonte plagëve të marra dhe për fat të keq ndërroi jetë në spitalin e Vlorës.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në polici për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.