Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë, këtë herë në aksin rrugor Pogradec-Lin, ku kanë mbetur të plagosur 5 persona.
Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Udënisht, ku janë përfshirë një makinë Hyundai dhe një Volkswagen.
Policia bën me dije se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë dhe po dërgohet drejt Tiranës, teksa 3 të tjerë janë të mitur të moshës 10-13 vjeç.
Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë një parakalim i gabuar, ndërkohë që vijojnë hetimet.
Më herët, një aksidenti i trefishtë u regjistrua në aksin Korçë-Pogradec, ku mbetën të plagosur 7 persona.