Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në tunelin e Kalimashit në aksin rrugor Milot-Morinë. Tre automjete u përplasën me njëra-tjetrën, mes të cilave një autobot. Pasojat janë tragjike: 2 persona humbën jetën, ndërsa 3 të tjerë mbetën të plagosur.
“Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë. Nga aksidenti kanë humbur jetën 2 shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, tha policia në një informacion për mediat.
Si pasojë e aksidentit të rëndë, njëra korsi e Rrugës së Kombit u bllokua.