Aktualitet Aksident i rëndë në Vlorë, dy të lënduar, një person mbetet i...

Aksident i rëndë në Vlorë, dy të lënduar, një person mbetet i bllokuar në makinë

Një aksident i rëndë është regjistruar në Jonufër të Vlorës pasditen e sotme.

Një furgon është përplasur me një automjet tip Golf.

Si pasojë e përplasjes, janë plagosur drejtuesi i Golfit dhe pasagjeri.

Pasagjeri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është bllokuar brenda mjetit.

Është dashur ndërhyrja  e kalimtarëve dhe policisë për ta nxjerrë nga automjeti.

Rruga ka qenë e bllokuar për disa minuta, ndërsa të dy të plagosurit janë transportuar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje pritet të mbërrijë grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.