Një aksident automobilistik është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Dy automjete, një automjet tip Benz dhe një automjet tip Volkswagen janë përplasur duke plagosur 5 persona, drejtues dhe pasagjerë.
Shkak dyshohet mos respektimi i sinjalistikës në kryqëzim dhe shpejtësia tej normave të lejuara.
“Më datë 06.03.2023, te kryqëzimi i rrugës “5 Maji”, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit K. R., dhe E. P.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi K. R., dhe pasagjerja që ndodhej me të, si dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin E. P., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.