Aktualitet Aksident masiv në rrugën Durrës-Tiranë, përplasen 6 makina

Aksident masiv në rrugën Durrës-Tiranë, përplasen 6 makina

Foto ilustruese

Gjashtë makina janë përplasur ditën e sotme në aksin rrugor Durrës-Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45.

Si pasojë e kësaj ngjarje janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për kontroll në spital, dy persona.

Ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.