Bashkëshortja e një motoristi të aksidentuar me motorin e tij në Australi shpërndau në rrjetet sociale videon nga momenti i aksidentit, kur burri i saj po ecte me një shpejtësi prej 267 km/h, para se të përplasej me një makinë.
Si pasojë e aksidentit të frikshëm, motoristi ka mbetur me dëmtime të përhershme në tru.
Në video duket piloti që ecën me shpejtësi të lartë para se të përplaset me një kamion, në një autostradë në jug të Australisë. Ai mbeti në koma për 2 muaj dhe tani e ka të pamundur të komunikojë.
“Vendimi nuk ndikoi vetëm tek ai, por edhe te gjithë ata të panjohur që e mbajtën gjallë. Incidenti ndryshoi përgjithmonë jetën e kësaj familjeje”, shkruan bashkëshortja në postimin që shoqëron videon.