Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një automjet ka përplasur një motor.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, rreth 70 vjeç.
“Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Triportit”, automjeti me drejtues shtetasin N. P. është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. P., është shoqëruar në komisariat, për veprimet procedurale.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e drejtuesit të motomjetit”, njofton policia.