Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një efektivi policie ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Patos-Fier.
Automjeti tip “Opel” me drejtues 58-vjeçarin A.S., punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues 27-vjeçarin G. H., banues në Patos.
Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë polici 58-vjeçar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.