Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme në autostradën ‘Fier-Vlorë’.
Autoritetet njoftojnë se një këmbësor në të 60-at është përplasur për vdekje nga një automjet tip “Ford”, që drejtohej nga një 44-vjeçare.
“Sot, rreth orës 15:50, në autostradën “Fier-Vlorë”, në afërsi të fshatit Novosel, shtetasja K. Gj., 44 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një shtetas mashkull, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në vendngjarje”, njoftojnë uniformat blu.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.