Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fier, ku një automjet ka dalë nga rruga.
Mësohet se nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit. Viktima është një djalë i ri 19-vjeçar i quajtur Kristjan Thomo.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hamil. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës dhe të shkaqeve.