Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor “Karbunarë-Lushnjë”.
Një motor është përplasur me një biçikletë, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 50-vjeçari i cili po qarkullonte me biçikletë.
Ndërkohë drejtuesi i motoçikletës ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
“Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Karbunarë-Lushnjë”, motomjeti me drejtues shtetasin J. L. 61 vjeç, është përplasur me një biçikletë me drejtues shtetasin F. Xh., rreth 50 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.
Drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.