Një person ka humbur jetën pasditen e së hënës në Kukës si pasojë e një aksidenti rrugor.
Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ndodhi pranë fshatit Arrën, ku mjeti tip kamionçinë doli nga rruga dhe për pasojë humbi jetën drejtuesi D. D., 37 vjeç.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.