Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Laç, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësore.
Viktima është 72-vjeçarja M.Gj., sipas policisë.
Automjeti që përplasi të moshuarën drejtohej nga një 24-vjeçar me iniciale S.K.
Policia ka shoqëruar shoferin në Komisariatin e Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.