Një 35-vjeçar ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Sarandë në zonën e Gjashtës në rrugën “Skënderbeu”.
Sipas policisë, viktima me iniciale M.K. po udhëtonte me motor kur humbi kontrollin dhe u përplas me një makinë tip Ford që drejtohej nga 45-vjeçari T.B.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi M. K.
Drejtuesi i automjetit tip “Ford” shtetasi T. B., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Kjo është viktima e tretë sot në Shqipëri. Më herët në mesditë një vajzë 31-vjeçe u gjet e vdekur në një pallat të pabazuar në Tiranë, dyshohet nga mbidoza dhe një e moshuar 82-vjeçe pësoi arrest kardiak duke u larë në Velipojë.