Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 30-vjeçari është shënuar pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin në afërsi të lagjes Xhenio.
Nga përplasja mes një kamioni dhe një automjeti që drejtohej nga viktima, ka mbetur e plagosur pasagjerja në makinën që drejtonte ai, 40-vjeçarja me iniciale Zh.H. dhe qytetari me iniciale Xh.D.
Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe aktualisht janë në kujdesin e mjekëve.
Një grup i posaçëm hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.