Aktualitet Aksident në aksin Lushnje-Berat, dy të plagosur rëndë

Aksident në aksin Lushnje-Berat, dy të plagosur rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Lushnje-Berat.

Dy mjete janë përplasur dhe dy persona janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, në gjendje të rëndë.

Mjeti tip ‘Benz’ ka tentuar të kthehet duke ndryshuar kursin 180 gradë dhe mjeti tip kamionçinë e ka përplasur nga pas.

Përplasja ka qenë e dhunshme dhe dy nga katër udhëtarët në mjetin tip ‘Benz’ janë lënduar rëndë.

Ambulanca i ka dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia në vendngjarje po kryen procedurat e dokumentimit të aksidentit dhe po disiplinon trafikun.