Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Udënisht.
Tre persona kanë mbetur të plagosur nga ky aksident që mësohet se ka ndodhur për shkak të lagështisë në rrugë.
Tre personat e plagosur janë nisur për në spital.
Në aksident kanë mbetur të plagosur dy turistë anglezë të cilët po lëviznin me një mjet me targa të Shkupit, ndërkohë që e plagosur rëndë ka mbetur drejtuesja e mjetit tjetër.
Në vendngjarje shkoi policia dhe nisi hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.