Aktualitet Aksident në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, plagosen 6 persona

Aksident në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, plagosen 6 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e 6 pasagjerëve në 2 automjete ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.

Policia njofton se automjeti me shofer qytetarin me iniciale A.S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj.P.

“Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin A. S. dhe 3 të tjerë në automjetin me drejtues shtetasin Gj. P., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.