Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas të dhënave paraprake, makina që drejtonte 44 vjeçari H.P. doli nga rruga dhe për pasojë ky i fundit ndërroi jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.